“Los Blancos” që nga fillimi i afatit kalimtar veror ka shprehur interesim të madh ndaj Kylian Mbappes.
Por pas lajmit që është bërë publike se ai tashmë ka vendosur të qëndrojë te parisienët, madrilenët tashmë janë fokusuar te transferimi i norvegjezit Erlind Haaland.
Lexo:
Poashtu presidenti i Parisit, Nasser Al-Khelaifi, gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të yllit argjentinas, Lionel Messi, është pyetur nga mediat për të ardhmen e francezit, Mbappe.
Ai është deklaruar se nuk pranon ta shesë atë, dhe poashtu nuk pranon negociata për transferimin e tij.
Sipas “Marca”, nëse Parisi vazhdon të refuzojë për negociata për francezin, madrilenët do të bëjnë gjithçka për të transferuar yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Kujtojmë se dortmund ka refuzuar oferta të ndryshme të cilat kanë qenë në drejtim për yllin norvegjez, siç është oferta nga Chelsea të cilët kanë ofruar 120 milionë euro.
Sipas mediave botërore një shumë prej 175 milionë euro do të bindë klubin gjerman edhe pse klubi ka deklaruar që nuk shpreh interesim për të shitur atë. /arbresh.info/
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman