Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Është raportuar se lojtari nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris Saint Germainin dhe dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Më mirë të themi, dëshironte të transferohej para ardhjes së Lionel Messit, pasi sipas mediave spanjolle e franceze, kjo gjë ka arritur të ndryshojë edhe Mbappen.
Mbappe është i ngazëllyer që i ka ardhur mundësia që të luajë me Messin dhe të krijojë një treshe të frikshme në sulm edhe me Neymarin.
Dhe kështu, sipas Cadena SER, Mbappe, ani pse dëshiron të realizojë ëndrrën dhe të luajë në Madrid, do të presë edhe një vit kur t’i s’kadojë kontrata dhe ka vendosur që të qëndrojë në PSG dhe të luajë një sezon me Messin.
Sipas SER, ai i ka thënë shokëve “do të qëndroj”.
Sido që të jetë, ditë e fundit të merkatos do të jenë tejet të nxehta nëse s’ka një gjë zyrtare nga ana e lojtarit se dëshiron të qëndrojë apo largohet. /GE/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...