Shefi i NATO-s, Mark Rutte, është planifikuar të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të mërkurën, pasi Trumpi ka shprehur zhgënjimin ndaj aleancës për mungesën e ndihmës në Iran.
Rutte do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, sipas një njoftimi për shtyp të së premtes, raporton CNN.
Rutte do të qëndrojë në Uashington deri më 12 prill, ku ai gjithashtu do të mbajë fjalime në Institutin e Fondacionit Presidencial Ronald Reagan dhe do të marrë pjesë në Takimin Bilderberg, një forum vjetor jozyrtar midis udhëheqësve politikë evropianë dhe të Amerikës së Veriut.
Më shumë se 40 vende u takuan virtualisht dje për të diskutuar strategjitë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Trump është ankuar se si aleatët e NATO-s dhe vendet në rajon nuk kanë ndërmarrë hapa për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës pasi SHBA-të dhe Izraeli filluan luftën me Iranin.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s