Real Madrid-i i ka dhënë dritën e gjelbër largimin e tre futbollistëve të ekipit të parë.
“Los Blancos” kanë një numër të madh të lojtarëve, të cilët nuk janë në planet e Zinedine Zidane, andaj presidenti Florentino Perez, i ka vendosur në shitje, transmeton portali arbresh.info.
Në listë prinë shitja e James Rodriguez-it të Everton-i, ngase kolumbiani nuk është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

Everton-i për James do paguajë rreth 25 milionë euro plus bonuse.
Tjetri është mesfushori Brahim Diaz, i cili do huazohet të AC Milan-i me mundësi blerje, kurse “Galaktikët” kanë mundësinë e riblerjes pas disa viteve.
Real-i gjithashtu do ta rikthejë Dani Ceballos të Arsenal-i, ndërsa nuk dihet nëse klubi anglez do këtë të drejtën e blerjes./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër