Real Madrid është duke prirë garën për të transferuar qendërmbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Thuhet se francezi është i kërkuar nga Zinedine Zidane, pasi shihet si zëvendësuesi adekuat i Sergio Ramos dhe për të luajtur në krah të Raphael Varane, transmeton portali arbresh.info.
Përparësi tjetër është që Upamecano ka të njëjtin agjent me Toni Kroos, andaj “Mbretërit” planifikojnë të kenë këtë avantazh.

Leipzig është i gatshëm ta shesë lojtarin gjatë merkatos verore, por në këmbim kërkon 50 milionë euro.
Upamecano është edhe në ‘radarin’ e shumë gjigantëve evropainë duke përfshirë Arsenal, Bayern Munich e Barcelona./arbresh.info.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...