Real Madrid ende nuk e di sigurt nëse do të ketë në dispozicion Karim Benzeman për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Atletico Madrid.
Benzema pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores së “Los Blancos” ndaj Real Sociedad fundjavën e kaluar dhe humbi fitoren e së martës mbrëma ndaj Interit.
Fronteri veteran është golashënuesi më i mirë i Real Madrid dhe ai tani përballet me mundësinë që të mungojë në Derbin e Madridit kundër Atletico Madrid të dielën mbrëma.
Për momentin, Benzema është duke punuar në palestër dhe sipas “Mundo Deportivo”, testet do të kryhen të enjten dhe të premten.
Real Madrid do të jetë i durushëm ndaj Benzemas dhe nuk do të rrezikojë, edhe me përmasat e lojës këtë fundjavë.
Nëse Benzema nuk është plotësisht në formë, Luka Jovic do të vazhdojë ta zëvendësojë pas disa paraqitjeve mbresëlënëse që ka bërë kohët e fundit./Arbresh.info
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...