Real Madridi është në prag për të finalizuar marrëveshjen për nënshkrimin me Brahim Diazin nga Manchester City.
19-vjeçari pritet të jetë në Madrid brenda 24 orëve të ardhshme për të finalizuar transferimin pas refuzimit të kontratës së ofruar për qëndrim në City, transmeton portali arbresh.info.
Diaz iu bashkua kampionit në Premierë në vitin 2015 nga Malaga për një shumë fillestare prej 200 mijë funtave, por shanset e tij te skuadra e parë kanë qenë të limituara nën udhëheqjen e Pep Guardiolas.
Guardiola deklaroi muajin e kaluar se City do të “bënte gjithçka që është e mundur” për të mbajtur në skuadër Diazin, por palët që nga atëherë nuk kanë arritur të kenë progres në negociatat për kontratë.
Marrëveshja aktuale e Diazit pritet të skadojë në fund të sezonit, prandaj City ka marrë vendim për shitjen e tij me para të gatshme./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër