Real Madridi ka siguruar kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur në gjysmëfinale Bayern Munichun.
Kampioni në fuqi i Evropës vazhdoi tutje për të tretën herë radhazi në finale pas rezultat të përgjithshëm 4 me 3 kundër kampioni gjermanit, shkruan portali arbresh.info.

Portieri Keylor Navas, i cili bëri një super paraqitje mbrëmjen e sotme në Bernabeu, është lojtari me notën më të lartë. Reprezentuesi i Costa Ricas është vlerësuar me notën 9.0 pas disa pritjeve fantastike dhe paraqitjes solide.
Karim Benzema është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë (8.5) pasi sulmuesi francez realizoi dy golat për skuadrën e Zinedine Zidanes në takimin e sotëm që përfundoi me rezultat 2 me 2.
Lojtari me notën më të dobët është portieri Ulreich (5.3) që bëri një gabim të madh që i kushtoi skuadrës gjermane./arbresh.info/

Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...