Real Madridi është ndalur sërish nga La Liga duke siguruar vetëm një pikë.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka barazuar 1 me 1 në takimin e sotëm (e mërkurë) të zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga si nikoqir kundër Athletic Bilbaos, shkruan portali arbresh.info.

Goli nga Cristiano Ronaldo shpëtoi nga disfata ‘Los Blancos’ duke bërë që të ndahen baras në Bernabeu.
Superylli është vlerësuar me notën 8.1 dhe është lojtari me notën më të lartë te skuadra e tij.

Portieri Kepa Arrizabalaga është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Shënjestra e kampionit evropian është vlerësuar me notën 8.7 për paraqitjen e shkëlqyer kundër gjigantit spanjoll.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është Karim Benzema (6.2)./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...