Real Madridi është goditur sërish në Bernabeu duke u mposhtur këtë pasdite (e shtunë) nga Villarreali.
‘Los Blancos’ humbën me rezultat 0 me 1 në takimin e zhvilluar si nikoqir në kuadër të xhiros së 19 në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Portieri i Villarrealit, Sergio Asenjo është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes (8.3). 28-vjeçari bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër kampionit të Spanjës.

Pablo Fornals, i cili realizoi golin vendimtar të ndeshjes, është vlerësuar me notën 7.9.
Cristiano Ronaldo është vlerësuar me notën 6.6, Bale me notën 6.7, ndërsa Isco me notën 6.9. Lojtari me notën më të lartë te skuadra e Zinedine Zidanes është Toni Kroos (7.3).
Lojtari me notën më të dobët është Lucas Vazquez (6.0)./arbresh.info/

Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj