Xherdan Shaqiri ka dhënë përgjigje modeste ndaj sugjerimeve se është futbollisti më i mirë me këmbën e majtë në Liverpool, duke ngurruar ta vendosë veten para Mohamed Salahut.
Në Anfield ekziston një garë e fortë për këmbën e majtë më të mirë, sepse edhe Andy Robertson e ka dëshmuar veten për këtë.
Mbrojtësi anësor nga Skocia ka lënë të kuptohet se e majta e Shaqirit është më e mira, sepse 29-vjeçari nga Kosova i ka shfaqur aftësitë e tij me goditje mbresëlënëse në dy sezonet e kaluara.
Por Shaqiri nuk dëshiron ta shpallë veten si majtakun më të mirë në Liverpool.
I pyetur nga Sky Sport nëse e majta e tij është më e magjishme se e Salahut, përfaqësuesi i Zvicrës tha: “E majta ime nuk është e keqe, të jem i sinqertë”.
“E kam shfaqur këtë në stërvitje nga goditjet e dënimit apo kur harkoj nga këndi. Mbase për këtë arsye thonë se jam më i miri, por ne kemi shumë majtakë të mirë, prandaj nuk dua të them se unë jam i miri”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...