Drejtori sportiv i PSG-së ka hedhur poshtë pretendimet se këmba yllit brazilian nuk është shëruar plotësisht.
Neymar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe mes negociatave për transferim te Real Madridi ose Barcelona, gjendja e tij fizike dhe problemi me lëndim është duke u diskutuar shumë, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e enjte), gazeta franceze Le Parisien publikoi një artikull ku deklaroi se Neymar nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i marrë në ashtin e pestë të këmbës së thyer të cilin e lëndoi edhe sezonin e kaluar.
Megjithatë, Leonardo, drejtori sportiv i skuadrës franceze, në një intervistë për RMC Sports ka thënë se këto raporte nuk ishin të sakte dhe se Neymar është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.
“Është e thjeshtë. Stafi mjekësor dhe kirurgët më të mirë në botë kanë qenë duke vëzhguar Neymarin që nga fillimi i sezonit. Thyerja e ashtit të pestë është shëruar. Lëndimi i Neymarit është rregulluar plotësisht”, ka thënë Leonardo.
I pyetur rreth të ardhmes së sulmuesit, Leonardo theksoi se PSG ka zhvilluar bisedime me klube të tjera “siç e dinë të gjithë, por nuk ka pasur zhvillime”./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër