Kosova ka fituar me spektakël mbrëmë (e mërkurë) ndaj Lituanisë, me rezultat 4-0 dhe për këtë ka pasur një reagim nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Arbër Zeneli ishte lojtari më i mirë i ndeshjes duke shënuar dy gola në këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.
Dy gola të tjerë u shënuan nga Vedat Muriqi dhe Besar Halimi, për të marrë kështu fitoren e radhës.
Hajrulla Çeku, Ministri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit reagoi në rrjetin e tij social në twitter duke thënë: “Lojë e bukur, fitore e merituar e ambasadorëve tanë. Vazhdojmë me betejat dhe sukseset e radhës”.
‘Dardanët’ do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës ndaj Suedisë më 28 mars, për të udhëtuar më pas në Sevilla për përballjen me Spanjën.
Lojë e bukur, fitore e merituar e ambasadorëve tanë. Vazhdojmë me betejat dhe sukseset e radhës.
???? https://t.co/oruhXekuBY— hajrulla çeku (@HCeku) March 25, 2021
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...