Erling Halaand do të vazhdojë të qëndrojë te Borussia e Dortmundi.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit gjerman dhe një nga personat me më shumë peshë në vendimmarrje tek Borussia, Hans Joachim Watzke.
Ai ka qenë i prerë në lidhje me të ardhmen e supertalentit norvegjez që ka edhe 3 vite kontratë me verdhezinjtë.
“Nuk dua ta zgjas shumë. Erling Halannd këtë sezon do të jetë lojtar i Borussia Dortmundit”, tha ai.
Haaland është pjesë e Dortmundit që një sezon e gjysmë, ku ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje.
Raportohet se për shërbimet e tij po insiston Chelsea dhe madje ka bërë gati 175 milionë euro, shifër që vet lojtari ditë më parë tha se shpreson të mos jetë e vërtetë; “Janë shumë para për një lojtar”. /GE/
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...