Atleti i mirënjohur i kombëtares së Shqipërisë, Izmir Smajlaj, kampion i Evropës dhe i Ballkanit në kërcim së gjati, ka humbur durimin, duke goditur disa analistë, sipas tij ia keqpërdorin emrin.
“Duke ndjekur me një përbuzje të madhe të gjitha lajmet e hedhura sot në portale të ndryshme të mediave, jam shumë i indinjuar dhe i revoltuar nga shkrimi i këtyre pseudo-analistave.
Jam i detyruar të përgënjeshtroj duke theksuar se:
1 ) I jam shumë mirënjohës shtetit Shqiptar për ndihmën dhe përkrahjen e ofruar.
2) Nuk kam bërë asnjë deklaratë zyrtare në të cilën të kem deklaruar largimin tim nga Shqipëria.
3) Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi deri në penale për të gjithë ato që flasin në emrin tim.
Për të gjithë ata që duan të dëmtojnë imazhin dhe figurën time.
Jam krenar që jam Shqiptar dhe që lartësoj flamurin Shqiptar në mbarë botën”, shkruan Smajlaj.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve