Legjenda e Romës, Francesco Totti, edhe pse është pensionuar nga futbolli aktiv, ai ndjekë në çdo hap skuadrën e zemrës.
Totti ishte prezent në “Anfield Road” në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në Ligën e Kampionëve, ndaj gjigantit anglez Liverpool.

Liverpooli e shkatërroi skuadrën romake duke i shënuar pesë gola, qysh në takimin e parë.
Natyrisht, se këto gola Totti nuk i ka pranuar edhe lehtë dhe sidomos goli i pestë tregon se në çfarë gjendje ishte italiani.
Totti's face sums it all up ? pic.twitter.com/e9hzU7cYjF
— Empire of the Kop (@empireofthekop) April 24, 2018
Totti ishte ulur afër bordit të Romës dhe drejtorin sportiv, Monchi.
Dhe për t’iu bërë edhe më vështirë humbja, është fakti se ish lojtari i Romës, Mohamed Salah, ishte lojtari kryesor i natës me dy gola dhe dy asistime.

“The Reds” fituan me rezultat të thellë 5 – 2 dhe Roma do të tentojë të bëjë mrekullinë përsëri, javën e ardhshme në “Olimpico Stadium”. /arbresh.info/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...