Reagimi i ‘çmendur’ i Jose Mourinhos, pas golit të dytë të Crystal Palace

23:42 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Manchester United arriti ta fitojë një ndeshje tejet të vështirë në Selhurst Park, kundër Crystal Palace, nga 2 – 0, në 2 – 3.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ishte tejet i nervozuar me futbollistët e tij se si reaguan gjatë aksionit të golit të dytë, të shënuar nga Crystal Palace, shkruan arbresh.info.

Sulmuesi belg, Christian Benteke, fitoi një gjuajtje të lirë nga mbrojtësi i United, Cris Smalling, të cilin e ekzetuan mençur dhe shpejtë futbollistët e Palace.

Mbrojtësi holandez, Patrick van Aanholt, doli i vetëm para portierit David De Gea, të cilin e mposhti pa ndonjë problem, për rezultatin 2 me 0.

Mourinho reagoi ashpër ndaj futbollistëve të tij, pasi nuk u organizuan shpejtë dhe pranun një gol tejet qesharakë.

Megjithatë, United u ringjallë dhe fitoi takimin, me golat e Chris Smalling, Romelu Lukaku dhe Nemanja Maticit, i cili shënoi një nga golat më të mirë të karrierës së tij.

Ndeshjen e radhës, ‘Djajtë e kuq’ do ta zhvillojnë kundër rivalit të përbetuar, Liverpool, të shtunën me dhjetë mars, në Old Trafford. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale