Besart Berisha është prurja e fundit e Kombëtares së Kosovës.
Sulmuesi 31 vjeçar ka marrë rrugë të largët nga Australia, për të realizuar ëndrrën e tij, për të veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
“Kjo ka qenë ëndrra ime, të them të drejtën mezi po presë të luaj”, deklaroi Berisha me të mbërritur në Prishtinë, për ndeshjen Kosovë – Islandë, e cila më 24 mars luhet në Shkodër, përcjell lajmi.net.
Kombëtarja e Kosovës që nga pranimi për ndeshje miqësore në FIFA në vitin 2014, është përballur me disa fakte interesante.
Pas dominimit të ekipit kombëtar nga “Bunjakët”, e së fundi nga “Berishajt”, tani në ekipin kombëtar kemi edhe “baxhankë”.
Bëhet fjalë për Besart Berishën dhe Samir Ujkani, bashkëshortet e të cilëve janë motra.
Rasti i sulmuesit Berisha dhe portierit Ujkani, sigurisht që është një rast unik, dhe shumë pak i dëgjuar në kombëtaret tjera.
Edhe më interesant këtë e bën fakti se edhe baxhanaku tjetër i Berishës dhe Ujkanit, ka qenë një futbollist. Ai është Enis Fetahu, i cili ka qenë futbollist i njohur i Prishtinës dhe futbollit kosovar.

Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...