Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Ermir Rashica po vazhdon me formën e tij të jashtëzakonshme në kampionatin ukrainas që pas largimit të tij nga Skënderbeu.
Anësori i Shqipërisë U21, ka fituar një çmim në skuadrën e Metalist 1925, shkruan Arbresh.info
Ermir Rashica është shpallur lojtari më i mirë i muajit prill në skuadrën e tij.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka arritur të shënojë tre herë në muajin që lamë pas, duke u bërë protagonist për skuadrën ukrainase.
Rashica u largua nga kampionati shqiptar në muajin shkurt të këtij viti, për t’u transferuar në kampionatin ukrainas.
Metalist 1925 derdhi nga arkat e saj plotë 300 mijë euro për shërbimet e 21-vjeçarit./Arbresh.info
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...