Milot Rashica është futur në librat e historisë së klubit gjerman, Werder Bremen, falë golit që e shënoi të martën kundër Borussia Dortmundit në Kupën e Gjermanisë.
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica është bërë futbollisti i parë në histori të Bremenit që i shënon gjashtë gola radhazi në Kupën e Gjermanisë, raporton Gazeta Express.
?? Milot Rashica has now scored in 6️⃣ consecutive #DFBPokal matches ?
That’s a new @werderbremen_en club record ⭐#SVWBVB pic.twitter.com/irPw0b0hYV
— The DFB-Pokal (@DFBPokal_EN) February 4, 2020
23-vjeçari shënoi një gol të mrekullueshëm duke e frymëzuar Bremenin ta mundë 3:2 Dortmundin, dhe ta sigurojë një vend në çerekfinale të kësaj gare.
Ky ishte goli i tij i tretë në po kaq ndeshje në edicionin e sivjetmë të kupës, pasi paraprakisht kishte realizuar ndaj SV Atlas në rundin e parë dhe kundër FC Heidenheim në rundin e dytë, para se të realizonte ndaj Dortmundit në rundin e tretë.
Rashica kishte shënuar edhe në tri ndeshjet e fundit të Bremenit në edicionin e kaluar të kupës, kundër Dortmundit në rundin e tretë, kundër Schalke 04 në çerekfinale dhe ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale, ku edhe u eliminua Bremeni.
Kosovari i ka 10 gola dhe 4 asiste në 19 paraqitje në Bundesligë dhe në kupë për Bremenin deri tani këtë sezon, ndërsa goli i sotëm ndaj Dortmundit ishte i parë në vitin 2020.
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje