Selektori i Kosovës, Franco Foda ka dal në konferencë për media para ndeshjes ndaj Islandës, sfidë kjo e cila luhet në kuadër të play-offit për Ligën B të Nations League.
Së bashku me trajnerin i pranishëm në konferencë është edhe futbollisti Milot Rashica dhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, raporton Arbresh.info.
Futbollisti dardan foli rreth ndeshjes së nesërme ku synim i vetëm është fitorja.
“Shpresojmë që ta nisim mbarë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, kemi pasur pak kohë kësaj radhe të përgatitemi por me mbështetjen e tifozëve shpresojmë që nesër të arrijmë fitore”, tha Milot Rashica.
Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës luhet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Sadiku: Të gjithë po merren me LDK-në, por partia duhet të m...
Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur
Osmani, Basha e Kurti nesër marrin pjesë në ceremoninë përku...
ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes p...
“Strategjia e Abdixhikut s’ishte e duhura”, Kraki: LDK ka ne...
Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht