Milot Rashica mund të largohet nga Turqia gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
Pas një sezoni pozitiv me Besiktasin, ylli kosovar është bërë objektiv i klubeve evropiane. Ai mund të bëj hapin e madh në karrierë javët në vazhdim.
Sipas mediave italiane, klubi italian, Genoa ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, duke paraqitur një ofertë zyrtare prej 8 milionë eurosh për kartonin e tij.
Megjithatë, Besiktasi thuhet se kërkon të paktën 9 milionë euro, duke bërë që palët të jenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje.
Rashica, i cili ka luajtur më parë për Vitesse, Werder Bremen, Norwich City dhe Galatasaray, ka lënë gjurmë të rëndësishme në sezonin 2024/25 me fanellën e Besiktasit.
Në 41 paraqitje, ai ka kontribuar me 5 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat.
28-vjeçari nga Vushtrria me klubin turk ka kontratë deri në vitin 2027, por transferimi në Serie A, për sezonin 2025/26, duket më afër se kurrë./rtk
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...