Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Wahda ka hyrë në negociata të avancuara për të emëruar trajner të skuadrës selektorin e Kosovës, Franco Foda.
Foda është aktualisht në krye të Kosovës dhe ka një përvojë të gjatë si trajner në futbollin evropian.
Kështu kanë raportuar mediat arabe orë më parë.
Foda po bën punë të mirë te “Dardanët”, që gjenden pak para nisjes së eliminatoreve për Kampionatin Botëror
Trajneri gjerman ka qenë më parë në krye të kombëtares së Austrisë dhe ka lënë gjurmë në futbollin austriak duke fituar një herë titullin kampion të ligës dhe një herë Kupën e Austrisë me ekipin e Sturm Graz.
Al-Wahda po synon të përforcojë stafin teknik me përvojë ndërkombëtare, ndërsa pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të ardhmen e Fodës dhe për projektin e ri të klubit nga Mekka./Arbresh.info
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën