
BOLOGNA, ITALY - NOVEMBER 27: Edon Zhegrova of LOSC Lille during the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD5 match between Bologna FC 1909 and LOSC Lille at Stadio Renato Dall'Ara on November 27, 2024 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Kosova luan dy sfida të rëndësishme në muajin mars ndaj Islandës në play-offin për kualifikim në Ligën B të Kombeve.
Fillimisht me 20 mars, “Dardanët” janë nikoqir të Islandës në Prishtinë, teksa pas tre ditës në Spanjë dy kombëtaret udhëtojnë për ndeshjet e kthimit, shkruan Arbresh.info.
Një mungesë e madhe për këto dy takime shumë të rëndësishme do të jetë ajo e Edon Zhegrovës.
Sic ka raportuar gazetari i njohur nga Kosova, Arlind Sadiku, Zhegrova nuk do të jetë gati për këto sfida shkaku i lëndimit të tij.
Futbollisti dardan është dëmtuar në sfidën ndaj Marseille me 16 dhjetor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ende nuk është rikuperuar plotësisht.
25-vjeçari pritet të rikthehet në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve, saktësisht në fund të muajit mars ose fillimin e prillit./Arbresh.info
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...