Shiriti i kapitenit të mbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire është sërish në rrezik.
Maguire është përballur me kritika për formën e tij dhe pyetje mbi përshtatshmërinë e tij për të qëndruar si kapiten i United.
Ralf Rangnick nxiti atë debat të mërkurën kur u pyet nëse do t’ia rekomandonte Maguire si kapiten menaxherit të ri, Erik ten Hag.
“Unë besoj fuqishëm se kapiteni duhet të zgjidhet nga ekipi”, tha Rangnick.
“Në Gjermani kemi pasur gjithmonë një bord prej katër ose pesë lojtarësh të zgjedhur nga lojtarët”.
“Kjo është ajo që do të bëja nëse do të isha ende trajner sezonin e ardhshëm, por nuk jam. Kjo është diçka që Erik do të duhet të vendosë”, përfundoi tekniku gjerman./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...