Refuzimi i Ralf Rangnick ka bërë që drejtuesit e Bayern Munich të ndryshojnë objektiv për pasuesin e Thomas Tuchel në pankinën e skuadrës bavareze.
65-vjeçari gjerman do të vijojë aventurën e tij te kombëtarja e Austrisë, që është pjesë e Euro 2024. Në grupin D me Francën, Holandën dhe Poloninë.
Për momentin, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve gjermanë është Roberto De Zerbi. Nën kontratë me Brighton deri në 2026.
Për të liruar 44-vjeçarin italian nga drejtimi i skuadrës së Premier League, Bayerni duhet të paguajë 15 mln euro.
De Zerbi, një ndër trajnerët më të talentuar dhe guximtarë të brezit të tij, pëlqehet shumë për stilin sulmues që praktikon tek ekipet e tij./ss
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...