Ralf Rangnick është i interesuar për të marrë timonin në Old Trafford nëse Manchester United vendos për të hequr dorë nga Ole Gunnar Solskjaeri.
Trajneri i RB Leipzig thuhet të ketë refuzuar mundësinë për të marrë detyrën në Bayern Munich, i cili së fundmi shkarkoi trajnerin Niko Kovac, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari i gazetës gjermane Bild, Christian Falk thekson se Rangncik është në pritje të kontaktit nga “Djajtë e Kuq”.
Solskjaeri është nën një presion te Manchester Untied dhe drejtori Ed Woodward është i gatshëm për të bërë ndryshime në klub në rast se nuk përmirësohen rezultatet.
Manchester United është nikoqir i Partizan Belgrandes në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e enjte) mes tyre në kuadër të Evropa Ligës./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...