Aaron Ramsey do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore me Juventusin sot në Londër, para se të nënshkruajë kontratë si lojtar i lirë nga Arsenali.
Kontrata e përfaqësuesit uellsian me “Topçinjtë” do të skadojë në qershor të këtij viti, prandaj mesfushori është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, përfaqësuesit e Juves janë në Londër dhe sot do t’ia kompletojnë testet mjekësore në fshehtësi Ramseyt.
Ky do të jetë vetëm hapi i parë i testeve të shumta, të cilat do të kompletohen më vonë në Torino. Procedura të ngjashme ishin ndjekur edhe gjatë transferimit të Sami Khediras dhe Emre Canit, si lojtarë të lirë.
Ramsey do të nënshkruajë më pas kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 6.5 milionë euro, plus 0.5 milion bonuse nëse ai i luan 50 për qind të të gjitha ndeshjeve të sezonit, apo 1.5 milion nëse ai luan në 75 për qind të ndeshjeve.
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...