Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka bërë që Sergio Ramos të bëhet gjuajtësi i penalltive për sezonin 2018/19, por pas ekzekutimit të një penalltie të dielën mbrëma, kapiteni ia lejoi të dytin Karim Benzemës.
Benzema është goditësi i dytë i penalltive që nga largimi i portugezit dhe Ramos shpjegoi se ai i dha shansin francezit si një shfaqje shoqërie.
“Unë jam ekzekutuesi i parë i penalltive dhe ai [Benzema] është i dyti”, ka thënë fillimisht Ramos pas fitores së kënaqshme 4-1 ndaj Gironas.

Ramos foli edhe për ekzekutimin e tij me ‘panenka’, goditje që rezultoi me sukses dhe gol.
https://youtu.be/fiVDs_PP39Q
“Ishte krejtësisht e improvizuar”.
“Kjo ishte një teknikë që e kam përdorur që një kohë të gjatë dhe zakonisht portierët e dinë, por ishte një mundësi e mirë për ta bërë këtë”, përfundoi spanjolli.
Benzema gjithashtu shënoi penalltinë e tij, ndërsa Real Madridi mori fitoren e dytë në La Liga.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...