Sergio Ramos vazhdon të lë gjurmë në futbollin meksikan, edhe në ndeshjen e dytë të tij me fanellën e Monterrey.
Në ndeshjen derbi ndaj Cruz Azul e cila përfundoi baras 1-1, Sergio Ramos ka gjetur golin për skuadrën e tij.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes, kur pas një asistimi të Sergio Canales, qendërmbrojtësi spanjoll shënoi gol të bukur me kokë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Vendasit më vonë barazuan dhe në fund ndeshja u mbyll baras 1-1.
Për Ramos kjo ishte ndeshja e dytë me Monterrey dhe goli i dytë i shënuar.
Interesant fakti se Ramos pasi shënoi golin bëri festën e Cristiano Ronaldos ‘Siuuu’. /Telegrafi/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...