Real Madridi ka vazhduar me përgatitjet para sfidës ndaj Alcoyano në kuadër të Kupës së Mbretit, derisa është vërejtur mungesa e kapitenit Sergio Ramos.
Në vend të stërvitjes me grupin, spanjolli është stërvitur i vetëm që të shërohet nga lëndimi që pësoi në gju kundër Athletic Bilbaos në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, transmeton lajmi.net.
Pritet që Ramos të mos përfshihet kundër Alcoyanos dhe e njëjta gjë mund të vlejë edhe për Raphael Varane, edhe pse ky i fundit ka bërë stërvitjen me grupin.
Sidoqoftë, dy talentët Victor Chust dhe Antonio Blanco ishin me ekipin e parë dhe ndoshta do kenë shansin që të debutojnë.
Pos tyre, pritet që Zidane t’iu jep përparësi edhe lojtarëve si Alvaro Odriozola, Eder Militao, Marcelo, Martin Odegaard, Isco dhe Mariano Diaz.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...