Lojtarët si ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, janë gjithmonë të mirëseardhur në Real Madrid, sipas kapitenit të “Los Blancos”, Sergio Ramosit.
Mesfushori francez, Paul Pogba, e kaloi të gjithë verën e kaluar duke qenë i përfolur për një largim nga “Djajtë e kuq” dhe gjiganti spanjoll Real Madridi raportohej të jetë destinacioni i tij i preferuar, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e kërkonte me ngulm transferimin e Pogbas këtë verë, shpenzimet e klubit madrilen për transferimin e Eden Hazardit dhe Luka Jovicit e bënë të pamundur blerjen e francezit.
Si rezultat i kësaj, Paul Pogba mbeti në Old Traffordit edhe pasi u mbyll afati kalimtar i verës, megjithatë ai pritet ta kërkojë këtë transferim sërish gjatë afateve të ardhshme kalimtare.
Ramosit nuk i pengon aspak kjo gjë, duke thënë se “Los Blancos” janë gjithmonë të gatshëm të transferojnë futbollistë të kalibrit të Pogbas.
“Mendoj se Real Madridi e ka gjithmonë një derë të hapur për futbollistë të mirë si ai’, tha Ramos në një intervistë të dhënë për Express Sport.
Ramosi vazhdoi duke e lavdëruar mesfushorin e Manchester Unitedit për virtytet e tij si lojtar, duke i theksuar paraqitjet e tij edhe për Juventusin, përderisa e përmendi edhe rëndësinë e tij për skuadrën.
“Për mua, Pogba është njëri ndër lojtarët më të mrekullueshëm. Ai është ndryshe dhe e ka dëshmuar vlerën e vet në Juventus dhe tani në Manchester United”, shtoi Ramosi.
“Mendoj se ai e sjell një baraspeshë në skuadër. Ai e ka atë ndikim të mrekullueshëm në fazën e sulmit dhe është fizikisht i mrekullueshëm”.
Pogba është për momentin i lënduar dhe ai i humbi ndeshjet e Francës, kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 , kundër Shqipërisë dhe Andorrës
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...