Sergio Ramos po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Real Madrid. Sipas sportives spanjolle “AS”, kapiteni 33-vjeçar ka parë disa situata në klub të cilat nuk i kanë pëlqyer dhe që i kanë sjellë një “konsumim”.
Mendohet se problemi i qendërmbrojtësit është me Presidentin e klubit, Florentino Perez, me të cilin ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e 5 marsit, pas eliminimit të Real Madrid nga Ajax, në Champions League.
Kur Presidenti kritikoi ashpër ekipin pas humbjes, Ramos I doli në mbrojtje shokëve të skuadrës. Në këtë moment, Presidenti I tha kapitenit se kishte marrë shumë ditë pushimi.
“Kam dhënë maksimumin për këtë klub dhe për ty, por nëse do, më paguaj dhe unë iki”, është përgjigjur Ramos.
Shokët e tij menduan se me kohën situata do të qetësohej, por marrëdhënia mes kapitenit dhe Presidentit vazhdon e njëjtë dhe praktikisht nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin./tch
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...