Ish mesfushori i Liverpoolit beson që kapiteni i Real Madridit është kritikuar pa të drejtë se e ka lënduar me qëllim Salahun, gjë që e treguan edhe protestat e tifozëve
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk e ka pasur më qëllim lëndimin e sulmuesit Mohamed Salah në finalen e Ligës së Kampionëve, thotë ish ylli i Reds Danny Murphy.
“Nuk ka asnjë mënyrë në këtë botë që artet marciale me futboll dhe se në atë mënyrë çdo kush do të lëndojë në krahun e tij. e them këtë sepse shpesh herë me janë zënë duart në këtë mënyrë gjatë ndeshjes, sepse nëse ndodh e kundërta ju mund të lëndoheni ashtu kështu”, ka thënë ish mesfushori i Reds Murphy për talkSPORT.
“Shikoni, Ramos është një djalë i mençur dhe një futbollist i mrekullueshëm, ai bën gjithçka për të fituar. Ai është edhe cinik që është ajo çfarë dëshironi nga një mbrojtës”.
Derisa Ramos shihet si armiku numër një në publik tek tifozët e Liverpoolit, për mesfushorin fajtor më i madh është portieri Loris Karius.
“ME vjen keq për të, me të vërtetë. Në një ndeshje të këtillë nuk bën të bëhen këso gabimesh”, ka shtuar ai.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë