Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se Mohamed Salah ka ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të ketë mundësi që të krahasohet me Cristino Ronaldon apo Lionel Messin.
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah do të përballet kokë me kokë më Sergio Ramosin mbrëmjen e sotme (e shtunë) kur të dy skuadrat të takohen për finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Të krahasosh lojtarët me Ronaldon dhe Messin është diçka që ju nuk mund ta bëni”, u ka thënë Ramos gazetarëve para finales në stadiumin NSC Olimpiyskiy.
“Ata janë nga një orbitë tjetër. Këtu ka lojtar që janë në formë, më pas të tjerë që vijnë dhe shkojnë dhe të tjerët që qëndrojnë përreth”
“Salah është një top lojtar, kjo është e qartë. Ai ka shfaqur atë këtë vit dhe ai ka shanse për të shfaqur edhe gjatë viteve të ardhshme siç kanë bërë Ronaldo dhe Messi”
Real Madridi synon trofeun e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp të parin që nga viti 2005./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...