Serio Ramos nuk dëshiron që Real Madridi të transferoj mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Kapiteni i ‘Los Blancos’ thuhet se është kundër nënshkrimit me reprezentuesin francez, e ardhmja e të cilit te klubi në Old Trafford vazhdon të mbetet në dyshime, transmeton portali arbresh.info.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, e cila është e njohur për pretendimet e jashtëzakonshme rreth transfereve, Ramos i ka thënë presidentit Florentino Perez në kushte të paqarta se nuk e do Pogban në Bernabeu.
Real Madridi kërkon nënshkrimin me 25-vjeçarin që t’i bashkohet klubit këtë verë në një marrëveshje që mund të jetë e formës shkëmbyese.
Ramos thuhet se është kundër transferimit të tij pasi nuk mendon që profili i ish yllit të Juves përshtatet me skuadrën aktuale të Real Madridit./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...