Ishte një mbrëmje e paharruar për Sergio Ramosin e Real Madridit që shënoi dy herë kundër Napolit për t’i siguruar skuadrës së tij kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Madje Sergio Ramos, i cili shënoi në minutën e 51′ dhe 57′, gjeti kohë për të kopjuar sulmuesin Lionel Messi me mënyrën e festimit të golit, transmeton portali arbresh.info.
Në ndeshjen kundër Celta Vigos, sulmuesi i Barcelonës bëri një gjest me dorë sikur dëshironte të telefononte dikë pasi shënoi gol.
Ramos e përsëriti të njëjtën gjë te Napoli, por vazhdon të mbetet ende e pa qartë se kujt i ishte drejtuar veprimi i tillë./arbresh.info

Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë