Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është duke fajësuar Iscon për disfatën e tyre në Espanyol.
Gjatë disfatës 1 me 0, trajneri Zinedine Zidane zgjodhi për të zëvendësuar Iscon me sulmuesin qendror Karim Benzema për shkak se ata ishin në ndjekje të golit, transmeton portali arbresh.info. Isco zemëroi bashkëlojtarët e tij me qëndrimin gjatë zëvendësimit duke marrë gjithsej 45 sekonda deri në largim nga fusha.
Në fishkëllimën e fundit, Serio Ramos është parë duke kërkuar Iscon dhe gazeta katalunase ‘Sport’ raporton që e ka fajësuar atë duke i thënë: “Në Madrid, ju duhet të vraponi nga fusha. Ju duhet të shfaqni një qëndrim më të mirë”.
Ramos ishte gjithashtu i zemëruar me paraqitjen e shumë bashkëlojtarëve të tjerë për shkak se beson që ata dështuan për të shfaqur standardin e tyre.
Real Madridi aktualisht qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 51 pikë, 14 larg nga Brarcelona si lidere e La Ligas./arbresh.info/
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...