Sergio Ramos ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar të “frikshëm” formën e tij pas dy golave kundër Juventusit.
Goli nga Ronaldo në minutën e tretë të ndeshjes dhe tjetri me gërshërë i dhanë kontrollin e plotë Real Madridit duke e dërguar me një këmbë në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Goli i Ronaldos? Ishte një gërshërë. Ai ka fituar gjithashtu çmimin e tifozëve që e njohin atë se ka luajtur në këtë nivel për shumë vite”, ka thënë Ramos pas ndeshjes.

“Ai është në formë të frikshme. Shpresoj që ta përfundoj sezonin kështu. Rezultati? I pa të meta, shumë i mirë”
“Gjithçka shkoi perfekt, por tani ne duhet të përfundojmë punën në shtëpi”
Sidoqoftë, Ramos nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kthyese për shkak të kartonit të verdhë që mori gjatë pjesës së parë./arbresh.info/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor