Google ADS

Ramiz Lladrovci akuzon arbitrat grek për humbjen e Feronikelit

08:40 | 25 Korrik 2019
Arbresh Info

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas ndeshjes së kampionit të Kosovës Feronikelit me Slovan Bratisllavën.

Feronikeli ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikimeve e humbi me rezultat 2 me 1.

Me këtë rast Lladrovci theksoi se ekipi nga Drenasi dëshmoi se ka forcë dhe identitet për të luajtur në këtë nivel garash.

“Sonte në Bratisllavë, Feronikeli dëshmoi se ka identitet dhe forcë për t’u përballur me lojë fer dhe futboll cilësor për këtë nivel garash.”

I pari i Drenasit theksoi se rezultati nuk ishte pasqyrë e lojës.

“Rezultati dy me një nuk është pasqyrë e lojës, megjithatë humbja mund të riparohet në Prishtinë.”

Lladrovci shprehu indinjatën me referët duke theksuar se nuk ishin objektiv.

“Në futboll, cilësia e lojtarëve dhe loja fer nuk mjaftojnë, sepse aty është edhe referi. Sikur në lojën e shkuar, edhe sonte, referi nuk ishte objektiv.”

Bravo djema!

Forca Feronikeli, jemi krenar me Juve!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme