Presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida ka thënë se agjërimi ndikoi në edicionin e tyre në Kampionatin Botëror në Rusi.
Skuadra e tyre zgjodhi për të vazhduar agjërimin gjatë muajit të shenjët të Ramazanit që përfundoi një ditë para ndeshjes së parë të Egjiptit, transmeton portali arbresh.info.
“Ndikoi keq tek ne, kam folur me ata para Kampionatit Botëror, por ata refuzuan të ndërprejnë agjërimin”, ka thënë Abo Rida. “Ne përfunduam Ramazanin një ditë para ndeshjes kundër Uruguait, por agjërimi kishte ndikim tek ne”
“Mund t’iu garantoj, shumë vende arabe i detyruan lojtarët e tyre të ndërprenë agjërimin e tyre”, shtoi Abo Rida.
Egjipti humbi të gjitha ndeshjet e tyre të zhvilluara në kuadër të grupeve, kundër Uruguait, Rusisë si nikoqire të turneut dhe Arabisë Saudite./arbresh.info/
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë