Muhamet Ramadani ishte suksesi i fundit i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Muhamet Ramadani zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian, “European Athlethics U20” në Tallin të Estonisë.
Ai duke folur për kanalin zyrtar të “European Athlethics” u shpreh tejet i kënaqur me fitoren e tij, transmeton lajmi.net.
Të katër përpjekjet e Ramadanit kishin kontribuar për ta fituar medaljen e artë. Duke hyrë në rrethin e hedhjes për herë të fundit, Ramadani shkëlqeu në gjuajtjen e tij të pestë të raundit prej 19.92 metrash.
“Dua ta falënderoj familjen time, shtetin tim dhe babain tim, i cili njëherësh është edhe trajneri im”, tha ai.
“Terreni ishte mjaft i fortë, por tani unë dua të bëhem gati për Kampionatin Botëror U20 dhe shpresoj që të marr medalje edhe atje gjithashtu, mundësisht të artën”, deklaroi Ramadani.
Ai fitoi medaljen e artë për herë të parë në histori të Kosovës vetëm në paraqitjen e dytë në këtë lloj sporti.
Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...