Drita luan nesër ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës ndaj Celjes.
Para ndeshjes në konferencë për media ka dal trajneri Zekirija Ramadani dhe lojtari Raddy Ovouka.
Ramadani tha se Drita nuk duhet të del nga identiteti i saj.
“Nuk duhet të dalim nga identiteti ynë. Gjothmonë kur jemi mbështetur nga kolektivi kemi arritur suksese. Nëse jemi bashkë, do të ia vështirësojmë punën kundërshtarit. Ne jemi aty ku ëndërrojnë të jenë gjithë skuadrat shqiptare.”
Tutje ai theksoi se do të jetë e vështirë por jo e pamundur.
“I kemi marrë të gjitha masat për këtë ndeshje, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik. Nuk ka ndryshim të filozofisë nga Celje dhe duhet të mbrohemi nga gjithë ekipi. Është e vështirë, por assesi e pamundur”, deklaroi ai.
Ndeshja mes Dritës dhe Celjes luhet me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...