Ylber Ramadani ishte heroi i Lecces, në triumfin ndaj Torinos, që u mbyll me rezultatin 1-0.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit, me një predhë nga distanca, teksa nuk i mbajti dot lotët pas golit.
Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera, duke shpërthyer në lot.
Një moment tepër special ky për mesfushorin shqiptar, i cili këtë sezon, e kishte humbur besimin e trajnerit Marco Giampaolo.
Ky ishte goli i parë i Ramadanit për këtë edicion, i cili pas u shpall ‘Lojtar i ndeshjes’, me tu mbyllur takimi.
Lecce mbetet në garë për mbijetesë ndërsa e ka edhe një ndeshje në fund, ku i shkon mysafir Lazios.
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...