Ylber Ramadani kërkohet nga Al-Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mesfushori i Kombëtares nuk është bindur nga oferta, siç tregojnë në Itali, për shkak se më pas do të diskutohej vendi i tij në përfaqësuesen kuqezi.
“Pianetalecce” tregon se Al-Ain është i gatshëm të ofrojë 1 milionë e 200 mijë euro pagë për Ramadanin.
Në anën tjetër duhet të plotësojë edhe kërkesat e Lecces, klub me të cilin 29-vjeçari ka dhe një sezon kontratë.
Ramadani nuk ka kaluar sezon të mirë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Lecce.
Al-Ain kërkon të ketë një skuadër sa më konkurruese për të ardhmen dhe gjithçka mbetet e hapur për transferimin e Ramadanit.
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...