Futbollisti i talentuar, Reshat Ramadani, ka bërë hap të madh në karrierë, duke kaluar nga Shkëndija e Tetovës te Dinamo Kiev.
Ramadani 19-vjeçar, luan në mesfushë, ndërsa skuadra tetovare për të pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro.
Po ashtu Shkëndija do të përfitojë 15 për qind të shumës nga transferimi i ardhshëm i lojtarit.
Me skuadrën e madhe ukrainase, Ramadani ka firmosur për pesë vjet. Ai është rritur te Shkëndija, ndërsa ekipit të parë iu bashkua në moshën 17-vjeçare.
Në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka luajtur 23 ndeshje, ndërsa pesë të tjera i ka në kupat evropiane. Ai është i pari futbollist që transferohet nga një klub i Maqedonisë te Dinamo Kievi.
Ramadani luan për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut. Dinamo ishte nënkampion i Ukrainës në vitin e kaluar. Ka 16 tituj të Ukrainës, që është rekord. /Telegrafi/
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...
Zyrtari i lartë i NATO-s: E dimë kush ishte në Banjskë
Osmani: Me refuzimin e gazit amerikan disa po i krijojnë hap...