Drita fitoi kryendeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, me rezultat 1-0 ndaj Ballkanit.
Pas fitores, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani u shpreh i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e lojtarëve të tij, shkruan Arbresh.info.
“Ishte një fitore e merituar. Objektivi që kishim u arrit me mund dhe sakrificë nga lojtarët e Dritës. Nuk ka ndeshje pa tension, por sigurisht se në derbi është edhe më i madh. Edhe Ballkani edhe ne patëm paraqitje të mirë, por sot ishim ne ata që merituam fitoren”, tha fillimisht Ramadani.
Mirëpo fjalë jo të mira trajneri nuk pati për gjyqtarin kryesor Ilir Mehmeti.
“I vetmi ishte gjyqtari që nuk meriton përgëzim. Ishte skandaloz për të dyja ekipet. Na ka dëmtuar shumë, sidomos në kartonin që ndau për Blerim Krasniqin dhe unë nuk arrita të përmbahem duke parë që i bëhet dëm ekipit dhe neve”, vazhdoi ai.
Ai tutje tha se ata këtë ndeshje kanë kryer detyrën e tyre.
“Nuk kemi bërë asgjë të veçantë, kemi bërë detyrën tonë dhe tash na pret ndeshje tjetër pas tre ditësh, potencoi ai.
Për fund ai ka një mesazh edhe për tifogrupin e Dritës, “Intelektualët”.
“Kjo lojë, angazhim dhe fitore është një ftesë për ‘Intelektualët’ që të kthehen në tribuna. Ta lënë anash mërzinë dhe të kthehen t’i mbështesin këta lojtarë, sepse siç na duhen neve, u duhemi edhe ne atyre”, përfundoi Ramadani.
Drita sfidën e radhës e luan ndaj Dukagjinit të dielën./Arbresh.info/
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë