
Ivan Rakitic nuk është i sigurt se Lionel Messi do të qëndrojë përgjithmonë në Barcelonë
Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka uruar superyllin portugez, Cristiano Ronaldo, për fitimin e ‘Topit të Artë’.
Sulmuesi i Real Madridit një javë më parë u shpall lojtari më i mirë në botë, duke fituar ‘Topin e Artë’, për herë të pestë në karrierë të tij.
Ai ishte në garë me Lionel Messi dhe Neymarin, por reprezentuesi portugez ka pasur një super vit me klubin madrilen si dhe me kombëtaren portugeze.
Mesfushori kroat, Rakitic, ia ka uruar por edhe ia ka përsëritur se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në botë.
“Kam respekt maksimal për Ronaldon, njëri nga më të mirët e historisë, por për mua është dhe do të jetë gjithmonë Messi më i miri”.
“Urime Cristianos për triumfin e pestë të ‘Topit të Artë’, por Messi është unik”, ka thënë Rakitic.
Kroati në fundi ka thënë se nuk ka vend për diskutime se kush është numri një në futboll.
“Nuk duhet të ketë vend për diskutime. Ka vetëm një numër një në futboll dhe ai është Leo Messi”, ka përfunduar kroati.
/arbresh.info/
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...