Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se do të vendosë vet për të ardhmen.
Kroati ka humbur pozitën në formacionin e parë shkaku i formës së mirë të Frenkie de Jong dhe si në verë ashtu edhe në afatin e janarit ishte afër për tu larguar, transmeton portali arbresh.info.
Në kohën e fundit ka raportime të shumta që Rakitic kërkohet nga Inter, Juventus dhe Manchester United, por preferon rikthimin te Sevilla.
Mirëpo, lojtari ka thënë se dëshiron të jetë aty ku ndihet i vlefshëm dhe do e vendos vet të ardhmen.

“Unë do të vendos për të ardhmen time. Dua të jem aty ku jam i vlefshëm”.
“Nëse është te Barcelona do jem i gëzuar dhe nëse jo, atëherë do vendos ku do shkoj”, deklaroi ai.
Rakitic këtë sezon ka luajtur 31 ndeshje për Barcelonën, por vetëm 15 prej tyre ishte në formacionin e parë./arbresh.info.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...