United i është vënë pas Ivan Rakiticit.
Manchester Unitedi është duke kërkuar mesfushor për sezonin e ardhshëm dhe sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Jose Mourinho e sheh Ivan Rakitici si ideali për ekipin e tij, transmeton Gazeta Express.
Reprezentuesi i Kroacisë ka qenë i lidhur me “Djajtë e Kuq” që një kohë dhe ngjallja e interesimit nga ana e Manchester United mund ta bëjë klubin nga Camp Nou që të heqë dorë nga 29 vjeçari, pas transferimit të Philippe Coutinhos.
Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga vitit 2014. Ai deri më tani ka bërë 200 paraqitje për katalunasit, duke shënuar 30 gola, ndërsa ka ngritur në qiell edhe trofeun e Ligës së Kampionëve mesin e shumë tjerëve që ka fituar për katër sezone. /Gazeta Express/
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës